Lajmet

Meteor, një aplikacion ndryshe për testimin e internetit celular

Mar 2 2017
0 Shpërndarje
Rrjeti i njohur i testimeve të internetit mobil, OpenSignal, lançoi ditën e sotme një aplikacion të ri i cili jo vetëm që ofron të dhëna të shpejtësisë së internetit celular apo Wi-Fi por shpjegon gjithashtu se çfarë do të thonë ato numra. Meteor, një aplikacion ndryshe për testimin e internetit celular

Quhet Meteor dhe hyn në një hapësirë e cila është plot e përplot me pretendentë. OpenSignal synon të tërheqë vëmendjen me një ndërfaqe plot ngjyra me informacion të dobishëm.

Për çdo testim merrni tre vlerësime për internetin në celular: Shkëlqyer, Shumë i Mirë, OK dhe I Varfër.

Por për shumicën e njerëzve është e rëndësishme të mësojnë se çfarë mund të bëjnë me atë lidhje interneti që kanë.

Meteor do të analizojë aplikacionet e instaluar që keni në celularin tuaj dhe do ju tregojë se ja vlen përdorimi i tyre me internetin që keni në disponim. Ndërfaqja e aplikacionit përbëhet nga tre seksione: Speed Test, Dashboard dhe History.

Aplikacioni është i disponueshëm në fazën beta në Android. Përdoruesit e iOS duhet të presin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>