Lajmet

Metro UI në iPhone

Jul 12 2012
0 Shpërndarje
Metro UI në iPhone

Përdoruesit e pajisjeve Android vite me rradhë kanë mundur të ndërrojnë shumë lehtë pamjen e ekranit në telefonët e tyre.

Në dispozicion janë shumë tema (themes) të ndryshme fillestare të ekranit, sikurse edhe mundësia e imitimit të sistemeve tjera operative si psh. iOS apo Windows Phone.

Duke ju falenderuar zhvilluesve, tashmë ëshë e mundur që edhe iOS të duket si Windows Phone. I vetmi kusht për këtë është një iPhone apo iPod Touch që është jailbreak dhe 1,50 dollarë të cilat janë të nëvojshme për blerjen e këtij aplikacioni.

Metroon është aplikacion i ri që ju mundëson ta keni Windows 8 Metro UI në iPhone dhe iPod Touch-in tuaj.

Pasiqë kjo theme është e DreamBoard, atëherë ju duhet ta keni të instaluar DreamBoard-in në pajisjen tuaj iOS në mënyrë që Metro të funksionojë. Pasi ta keni instaluar DreamBoard-in, platformë kjo falas nga Cydia, ju mund ta shkarkoni aplikacionin Metroon nga Cydia.

Gjëja më e bukur e kësaj teme është se shëndrrimi në mes të ndërfaqes normale të iOS dhe asaj Metro është shumë e lehtë.

Sipas videos që e kemi sjell, faqja funksionon shumë mirë dhe përmban edhe temat me të cilat Metro UI është i njohur.

Videoja ilustron se si ndërfaqja e Windows 8 transferohet në iOS përmes DreamBoard. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>