Lajmet

MIAP realizon studimin rreth përdorimit të programeve me burim të hapur në administratën publike

Jul 26 2014
0 Shpërndarje
MIAP realizon studimin rreth përdorimit të programeve me burim të hapur në administratën publike

Qeveria shqiptare ka mbështetur parimet e transparencës dhe sfidën e të dhënave të hapura në kuadër të partneritetit për qeverisje të hapur (OGP). Me shërbimin OSS (Open Source Software ose programe me Kod/Burim të Hapur), kontrolli mbi softuerin dhe njohuritë mbi të i përkasin përdoruesit. Përdorimi i OSS në sektorin publik është një qasje e natyrshme në zhvillimin dhe blerjen e softuerit. Ekzistojnë projekte të shumta të institucioneve ndërkombëtare të cilat sugjerojnë se Open Source Softuare zotëron karakteristika të veçanta të cilat do të çojnë jo vetëm në reduktimin e kostos, por edhe do të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të softuerit dhe ndërtimin e kapaciteteve. Nëse zbatohet në mënyrë korrekte, OSS mund të japë përfitimet e mëposhtme, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për sektorin publik, por edhe në zhvillimin e tregut të Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri.

Duke kërkuar maksimalizimin e përfitimit nga përdorimi i OSS, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike nisi një projekt për të studiuar nivelin aktual të përdorimit dhe njohurive rreth OSS‐së në administratën publike; për të vlerësuar përvojën e bizneseve lokale të TI me OSS dhe aftësitë e tyre në mirëmbajtjen e OSS; dhe për të miratuar politikat e saj dhe procedurat e prokurimit për vendosjen e praktikave të mira për zbatimin e OSS‐së në sektorin publik në Shqipëri.

Në mënyrë që të mblidhej më shumë informacion cilësor si dhe më shumë njohuri rreth OSS, u bë një studim ku u zhvilluan mbi 20 intervista të hollësishme me përfaqësues nga furnitorët, kompanitë, donatorët, universitetet dhe qeveria. Intervistat u ndërtuan në formë gjysmë të strukturuar dhe u përqendruan në qasjen e përgjithshme, njohuritë, perceptimin e OSS‐së dhe zbatimin në Administratën Publike.

Qëllimi i studimit ishte mbledhja e informacionit nëpërmjet burimeve parësore dhe dytësore, për të kryer analizat përshkruese dhe cilësore për:

• Përdorimin dhe njohuritë aktuale mbi OSS‐në në sektorin publik.

• Përdorimin aktual, njohuritë, perceptimin, aftësitë për të zhvilluar shërbimet e OSS‐së të ofruara nga sektori privat lokal i IT‐së.

• Edhe pse jo pjesë e qëllimit fillestar të projektit, raporti përfshin rezultatet e intervistave të zhvilluara me përfaqësues të universiteteve të fokusuar në studimin e Shkencave Kompjuterike në nivel universitar ose master si dhe me donatorët.

Studimi është kryer me anë të anketimit me pyetësorë dhe një numër intervistash të thelluara me CIO‐t e administratës publike dhe/ose me përfaqësuesit të tyre, pronarët/menaxherët e kompanive të zgjedhura, universitetet dhe donatorët. 31 nga 41 institucionet e sektorit publik iu përgjigjën pyetësorit mbi përdorimin e OSS‐së, 15 nga 57 bizneset e Teknologjisë së Informacionit i janë përgjigjur pyetësorëve në format elektronik dhe gjithashtu janë realizuar 20 intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të fushës publike, të biznesit, dhe përfaqësues të botes akademike/profesionale në vend, mbi nivelin e njohurive dhe përdorimin e OSS‐së.

Rezultatet e anketave dhe intervistave në disa fusha duhet të raportohen me kujdes, për shkak të ekzistencës së disa faktorëve të jashtëm të tillë si, mungesa e një kampioni të përshtatshëm e të kufizuar të popullsisë, mungesa e verifikimit të anketave të plotësuara dhe mos përfshirja e institucioneve të administratës publike vendore. Rezultatet e studimit duhet së pari të përdoren si një përshkrim cilësor i zbatimit të OSS në Administratën Publike dhe jo si një tregues sasior apo si statistikë.

Në figurat më poshtë do të paraqesim analizat e të dhënave të anketimit të CIO-ve në sektorin publik.

foto1Në lidhje me zhvillimin e softuerit–it dhe modelin e blerjes, përgjigjet e marra nga CIO-t e sektorit publik nuk tregojnë ndonjë tendencë të fortë preferencial drejt ndonjë modeli të veçantë.

foto2Preferencat më të larta për blerjen e Softuer‐it vetëm 2 institucione u shprehën se OSS nuk është “aspak i përshtatshëm” nëse nuk mbështetet nga një furnitor i jashtëm, ndërsa 4 institucione preferuan alternativën OSS të mbështetur nga një furnitor i jashtëm më shumë sesa opsionin e programit me licencë.

foto3Nga 31 institucionet që kanë plotësuar pyetësorët, vetëm njëri prej tyre nuk ka përfshirë staf IT. Siç është paraqitur në tabelën më poshtë, për zhvilluesit softuer të punësuar në sektorin publik, 65% e institucioneve nuk përdorin ndonjë zhvillues programesh. (PCWorld Albanian)

foto4

Lajmet e fundit>