Lajmet

Michaell Dell pretendon se është duke punuar në një vrasës të iPhone

Mar 25 2009
0 Shpërndarje
Michaell Dell pretendon se është duke punuar në një vrasës të iPhone

altGjatë kësaj jave kur ishte duke mbajtur një fjalim në Tokyo, shefi ekzekutiv i DELL, Michael Dell pranoi se OEM është duke “hulumtuar pajise me ekrane më të vogla”, duke shtyrë kështu përpara spekulimet se kompania vërtetë është duke punuar në një smartphone.

“Në tre vitet e fundit ne kemi pasur 3G Radio të integruara në laptopët tanë” deklaroi Dell. “Ne veçse kemi marrëveshje me shumë operatorë të telefonisë mobile që kanë të bëjnë edhe me laptop, kështu që është e arsyeshme që gjatë të ardhmes të pritet nga ne, që të kemi pajisje më të vogla mobile për qasje në internet apo edhe smartphone” – thotë Dell.

Bazuar në këto komente, duke se Dell dëshiron të bëjë të ditur se thashethemet janë të vërteta, veçse po pret momentin e duhur për të bërë një paralajmërim formal. Sipas lajmeve që po sillen në internet, kompania Dell duket të ketë përgatitur një smartphone që pothuajse ka hyrë në fazat e prodhimit, por a do të jetë vrasësi i iPhone mbetet të shihet.

Lajmet e fundit>