Lajmet

Michelle Obama iu tregon studentëve kinezë që liria e internetit është një e drejtë universale

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
Michelle Obama iu tregon studentëve kinezë që liria e internetit është një e drejtë universale

michelle-obama-tells-chinese-students-internet-freedom-s-a-universal-right-1395505576-5868Zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, foli para një audience të përbërë nga studentë të kolegjit në kryeqytetin kinez gjatë të shtunës, duke theksuar që qasja e hapur në informacione – posaçërisht online, është një e drejtë universale. Por Michelle Obama nuk e zgjati shumë këtë fjalim në Kinë, në vizitën e saj me anë të së cilës synon të krijojë rrugë  bashkëpunimi nëpërmjet diplomacisë së butë. “Është shumë e rëndësishme që informacionet dhe idetë të rrjedhin lirshëm përgjatë internetit dhe përgjatë medias,” tha Obama përpara një audience që përbëhej nga rreth 200 studentë nga SHBA-ja dhe nga Kina në Universitetin prestigjioz të Peking-ut në Pekin. “Burri im dhe unë jemi që të marrim shumë pyetje dhe kritika nga mediat dhe nga qytetarët tanë partnerë dhe nuk është gjithmonë e lehtë,” shtoi ajo. “Por unë nuk do ta ndërroja atë me asgjë tjetër në botë.”

Kufizimet në mediat e lajmeve në Kinë janë mjaft të përhapura dhe përdoruesit e internetit në vend nuk mund t’iu qasen informacioneve rreth shumë temave të debatueshme, pa softuerë të posaçëm për t’iu ikur kufizimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpesh kritikojnë vendimet për të drejtat e njeriut në Kinë, duke përfshirë këtu edhe mungesën e mbrojtjes së shprehjes së lirë.

Obama, që është një avokate e diplomuar në Universitetin e Harvard-it, është e përqendruar në promovimin e edukimit dhe lidhjeve kulturore gjatë udhëtimit njëjavor dhe pritet të vizitojë Murin e Madh Kinez, qytetin historik të Xi’an-it dhe qytetin jugor të Chengdu-it, së bashku me nënën dhe dy vajzat e saj. Edhe ish- zonjat e para të SHBA-së, Laura Bush dhe Hillary Clinton, kishin kritikuar vendimet e shteteve të tjera për të drejtat e njeriut në udhëtimet jashtë vendit teksa burrat e tyre ishin në zyre.

Ambasadori amerikan në Kinë, Max Baucus, iu referua lirisë në internet gjatë të njëjtës ditë pas ligjërimit të Michelle Obama-s përpara studentëve.“Përpara dërgimit të porosive, Twitter-it, Facebook-ut dhe Snapchat-it, ne të gjithë jemi të lidhur,” tha ai, duke përshkruar se si teknologjia mundëson komunikim më të mirë mes kulturave. Edhe Twitter, edhe Facebook janë të bllokuar në Kinë. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>