Harduer

Micromax është prodhuesi i parë indian i smartfonëve që lançon pajisje Windows Phone

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Micromax është prodhuesi i parë indian i smartfonëve që lançon pajisje Windows Phone

W121-Image_34BCA385-520x491Micromax është prodhuesi i parë indian i smartfonëve që do të ofrojë pajisje Windows Phone duke filluar me lançimin e Canvas Win W121 dhe Canvas Win W092.

Smartfoni Canvas Win Q121 5 inç ka një çmim prej 158 dollarësh amerikanë dhe është i pajisur më një kamerë të pasme 8 Megapixel, kamerë frontale 2 Megapixel, proçesor Qualcomm Snapdragon 200 katër bërthamësh dhe 1 GB RAM. Pajisja ka 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave ku kjo e fundit mund të shtohet deri në 32 GB falë mbështetjes që ofron smartfoni për kartat microSD.

Ndërsa Smartfoni Canvas W092 është më i lirë ndër të dy me një çmim prej 108 dollarësh. Ka të njëjtat specifika, por një sensor kamere më të vogël prej 5 Megapixel dhe 0.3 Megapixel ajo frontale. Smartfoni gjithashtu mbështet dy karta SIM.

Microsoft thotë se lançimet e shumta të pajisjeve me platformën Windows Phone do të sillte ofrimin falas të platformës mobile për të gjithë pajisjet me ekran më të vogël se 9 inç. Micromax u shpall si një partner i Microsoft-it në konferencën Build në muajin prill. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>