Harduer

Micron hedh në treg çipin më të vogël 128 GBIT

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Micron hedh në treg çipin më të vogël 128 GBIT

Micron Technology prezantoi dje çipin më të vogël NAND 128 Gbit që përdor teknologjinë e proçesimit 20 nanometër dhe grupon tre bite të dhënash për çdo qelizë të çipit.

Teknologjisë së çipave 3-bitësh i referohemi ndyshe si teknologjia e qelizës me 3 nivele TLC (Triple Level Cell), një medium ruajtjeje tepër kompakt krahasuar me çipat e zakonshëm 2-bitësh apo çipat NAND me qeliza me shumë nivele. Çipi më i shtrenjtë që siguron perfomancën më të lartë dhe është më i qëndrueshëm është ai që ndërtohet prej qelizash me një nivel të vetëm SLC (Single-Level Cell).

Çipi më i ri i Micron ka përmasat 12 mm x 12 mm që do të thotë se është 25% më i vogël se pajisja NAND me të njejtin kapacitet por që shfrytëzon qelizat me shumë nivele MLC (Multi-Level Cell). Pajisja TLC cilësohet si ekonomike përsa i përket çmimit krahasuar me pajisjet e tjera ruajtëse portative si kartat flash apo USB-të.

Micron po e teston pajisjen TLC NAND 128 Gbit me disa klientë të përzgjedhur. Prodhimi i saj do të fillojë në tremujorin e dytë të vitit 2013.

“Ky është çipi më i vogël i memories NAND por njëkohësisht me kapacitetin më të lartë që po i jep jetë krijimit të një grupi të ri aplikacionesh që konsumojnë shumë memorie,” tha Glen Hawk, zv.president i Micron’s NAND Solution Group.

Micron do ta prezantojë produktin TLC NAND 128 Gbit në konferencën e ardhshme ndërkombëtare Solid-State Circuits në datë 19 shkurt në San Francisco. (PCWorld Albanian)

Micron chip 20nm

Lajmet e fundit>