Siguri

Microsoft: 300% rritje të infektimeve me malware në internet

Aug 13 2008
0 Shpërndarje
Microsoft: 300% rritje të infektimeve me malware në internet

“Kompania ka vënë re se numri e programeve trojanë që janë larguar nga makinat me Windows është rritur në 300 %”, thotë Jimmy Kuo, arkitekt në Microsoft Malware Protection Cetner. Kjo maskaradë programesh prezantohet si pjesë legjitime e programeve, por pasi instalohen, ato shkarkojnë aplikacione të dëmshme, si spyware apo adware në kompjuterin e viktimës. Zakonisht instalohen përmes internetit.

Kalimi në sulmet përmes rrjetit ka qenë i detyrueshëm, pasi administratorët e sistemeve janë perfeksionuar në bllokimin e dokumenteve të ekzekutueshëm, që dërgohen përmes postës elektronike. “Dokumentet e ekzekutueshëm zakonisht fshihen, pavarësisht se çfarë janë”, thotë Kuo. Kështu që në vend që të dërgojnë programet e tyre të dëmshëm përmes e-mail, keqbërësit tani dërgojnë spam për të mashtruar viktimat e për t’i bindur të vizitojnë faqet ku infektimi i pret.Shumë kompani mbledhin të dhëna mbi sulmet në rrjet, por përmbledhja e Microsoft është më e plota, duke pasur informacion nga më shumë se 450 milion kompjuterë, të cilët kanë të instaluar Microsoft Malicious Software Removal Tool, që instalohet me Windows Vista, XP, 2000 dhe Server 2003.Në mesin e statistikave të publikuara nga Microsoft Security Intelligence Report.(find.pcworld.com/60763) janë edhe këto të dhëna:

• Sasia e programeve të dëmshme që mjetet e Microsoft kanë larguar ishin 55 përqind më shumë se sa gjashtëmujori i parë i vitit 2007.

• Adware është ende forma e programeve të padëshirueshme më të përhapura. Kjo pati një ngritje prej 66 % në gjysmën e dytë të vitit. Adware më i përhapur në këtë periudhë ishte Win32/Hotbar, i cili instalon një shirit mjetesh në Internet Explorer dhe hap reklama pop-up.

• Rreth 75 deri 80 % të faqeve mashtruese që Microsoft Phishing Filter ka zbuluar kanë qenë në anglisht dhe mashtrimi tani po kalon nga e-mail në drejtim të rrjeteve shoqëruese.

• Programe të rrejshëm të sigurisë që pretendojnë se mbrojnë kompjuterin janë në rritje. Më i përhapuri është Win32/Winfixer.

Robert McMillan

 

 

Lajmet e fundit>