Lajmet

Microsoft adreson 135 probleme sigurie, ca prej tyre publike

Mar 16 2017
0 Shpërndarje
Numri i përditësimeve të sigurisë për muajin Mars nga Microsoft është ndër më të mëdhenj dhe përmban një mori rregullimesh të problemeve të sigurisë të cilat janë përdorur aktivisht nga hakerat. Microsoft adreson 135 probleme sigurie, ca prej tyre publike

Kompania publikoi plot 17 buletine sigurie me 135 dobësi në produktet e saj dhe një buletin më vete për Flash Player i cili do të dërgohet gjithashtu përmes Windows Update. Nëntë buletine cilësohen si kritike dhe nëntë të tjera si të rëndësishme.

Produktet e prekura janë Windows, Internet Explorer, Microsoft Edge, Microsoft Office, Exchange, Skype for Business, Microsoft Lync dhe Silverlight.

Megjithatë prioriteti më i lartë duhet dhënë buletinit me numër MS17-013 i cili adreson një ekzekutim potencial të kodit në distancë në Windows Graphic Component, Graphics Device Interface dhe Color Menagement. Dobësitë e sigurisë së këtij buletin prekin Windows, Office, Skype, Lync dhe Silverlight.

Kodi mund të ekzekutohet duke hapur një uebsajt ose dokumente. Më e keqja është se një prej këtyre dobësive tashmë publike.

MS17-012 është një tjetër buletin me rëndësi të veçantë cili adreson një dobësi sigurie në protokollin Windows SMB, problem i cili është bërë publik një muaj më parë.

Numri i lartë i problemeve të sigurisë të adresuara me këtë përditësim vjen si rezultat i shtyrjes së përditësimeve mujore të muajit Shkurt. Ky vendim i paprecent u kritikua ashpër nga hulumtuesit duke qenë se një numër problemesh kritike tashmë ishin publike. /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>