Biznes

Microsoft afër blerjes së Nokia-s, por bisedimet janë ndalur

Jun 20 2013
0 Shpërndarje
Microsoft afër blerjes së Nokia-s, por bisedimet janë ndalur

Sipas një raporti nga Wall Street Journal, Microsoft-i dhe prodhuesi i telefonëve celularë Nokia kishin qenë në bisedime për blerjen e biznesit për pajisje të ndërmarrjes finlandeze, por bisedimet janë ndalur.

Një marrëveshje e tillë ka përmirësuar mundësinë e ndërmarrjeve për të garuar në një botë të kryesuar nga smartfonët e ofruar nga Apple, që ofron edhe harduer edhe softuer dhe nga Google, që mbështetet në masë të madhe në palën e tretë për pajisje që e përdorin sistemin e vet operativ Android.

Por bisedimet, që u zhvilluan këtë muaj, janë dobësuar dhe nuk ka gjasë që të ringjallen, raportoi gjatë mërkurës Wall Street Journal.

Bisedimet ishin mbajtur në Londër dhe ndërmarrjet ishin afër një marrëveshje gojore rreth një kombinimi, thuhet në raport . Microsoft mohoi të flas në lidhje me raportin.

Nokia nuk ka dhënë komente. Një blerje e Nokia-s nga Microsoft është një ide që është parë në disa biseda në vitet e fundit. Dy vite më parë, ndërmarrjet formuan një bashkëpunim në të cilin Nokia do të përdorte ekskluzivisht softuerin e Microsoft për smartfonët e vet. (PCWorld Albanian)

nokia

Lajmet e fundit>