Harduer

Microsoft aksidentalisht konfirmon ekzistencën e Surface Mini-t

Jun 22 2014
0 Shpërndarje
Microsoft aksidentalisht konfirmon ekzistencën e Surface Mini-t

surface2.0_standard_640.0Kur kompania Microsoft lëshoi tabletin e saj Surface Pro 3 muajin e kaluar, shumë përdorues kanë pritur që kompania do të zbulojë edhe një pajisje më të vogël Surface Mini, por ajo kurrë nuk ndodhi.

Raportet sugjeronin që Microsoft kishte anuluar planet e veta për ta lëshuar tabletin Surface Mini vetëm pak ditë përpara ngjarjes së planifikuar në qytetin e Nju Jorkut. Microsoft asnjëherë nuk e ka konfirmuar ekzistencën e një pajisjeje të tillë, por një manual i ri për përdoruesit e Surface Pro 3 i postuar online në faqen e kompanisë përfshin një numër të referencave për tabletin më të vogël.

“Ju do të çiftëzoni lapsin tuaj me Surface Mini pak më vonë gjatë instalimit,” sugjeron një seksion në Surface Pen, ndërsa dy pjesët e tjera të manualit të përdoruesit e referojnë Surface Mini-n kur përdoret OneNote dhe veçoria e bllokimit të rrotullimit në Windows 8.

Referencat ndjekin një gabim të ngjashëm në një artikull mbështetës që listoi Surface Pro 3 përpara se të bëhej zbulimi i tij zyrtar. Nuk është e qartë nëse Microsoft është ende duke planifikuar që ta lëshojë pajisjen e vet Surface Mini, pasi që thashethemet thonë që CEO Satya Nadella dhe zëvendës presidenti ekzekutiv, Stephen Elop, janë tërhequr nga projekti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>