Siguri

Microsoft akuzon një punëtor për spiunazh

Feb 1 2009
0 Shpërndarje
Microsoft akuzon një punëtor për spiunazh

Punëtori i quajtur Miki Mullor kishte aplikuar për punë në Microsoft në vitin 2005. Ai pati gënjyer Microsoft-in se kompania Ancora në të cilën kishte punuar më parë kishte dalë nga biznesi, ndërsa në të vërtetë kompania vazhdonte të punonte, madje ai ishte shefi ekzekutiv i saj. Me t’u punësuar në Microsoft, Mullor shkarkoi dokumente shumë të besueshme të kompanisë që Microsoft ua ofronte prodhuesve të kompjuterëve, edhe pse kjo nuk ishte puna e tij. Kështu bëhet e ditur në padinë e ngritur në gjykatën King Country në Washington.

Ndërkohë vetë Mullor e përshkruan ndryshe gjithë ngjarjen. Ai thotë se arsyeja e punësimit në Microsoft ishte biseda me avokatin e Microsoft dhe punëtorët e kësaj kompanie për mbrojtjen e privatësisë dhe teknologjisë që vetë Mullor e kishte prodhuar, ndërsa Microsoft nuk kishte qenë e interesuar për teknologjinë. Micrososft pohon se Mullor ka përdorur programe për të fshirë evidencat e shkarkimit të skedarëve nga ana tij. Madje kompania mundi të gjejë edhe programet të cilat Mullor i kishte përdorur dhe gjithashtu arriti t’i rikthejë edhe skedarët e shkarkuar. Microsoft po ashtu e ka akuzuar Mullor për mashtrime, shpërdorime të sekreteve të tregtisë dhe pasurim të shpejtë. Në anën tjetër Mullor e akuzon kompaninë për vjedhje të ideve. “Këto janë akuza të turpshme. Kompania ka vjedhur idetë e mia dhe më ka pushuar nga puna vetëm se u përpoqa ta mbroj teknologjinë të cilën vetë e kam prodhuar” – shprehet Miki Mullor.

 

Lajmet e fundit>