Lajmet

Microsoft Albania organizoi eventin me temë “Microsoft Customer Value Day”

Mar 19 2015
0 Shpërndarje
Microsoft Albania organizoi eventin me temë “Microsoft Customer Value Day”

Microsoft_logo_ArtsySot Microsoft Albania organizoi një takim profesional në fushën e teknologjisë informative me ekspertë të kësaj fushe dhe konsumatorët e vet – Microsoft Dita e Vlerësimit të Konsumatorit-, ku ofroi një informacion më të detajuar lidhur me sigurinë e mbrojtjes së të dhënave, trendet e reja të zhvillimit dhe produktet që përfshihen në Microsoft Cloud. Takimi filloi në orën 9:00 me regjistrimin e të pranishmëve. Më pas, rreth orës 9:30 fjalimi hapës ishte nga zoti Agim Bekaj, manaxheri i përgjithshëm i Microsoft në Shqipëri. Ai prezantoi platformën cloud të ofruar për herë të pare nga Microsoft me standarte ndërkombëtare të çertifikuara lidhur me privatësinë e cloud. Ky argument është nga më të fuqishmit për t’u dhënë konsumatorëve konfidencialitetin e duhur për të filluar përdorimin e Microsoft Cloud.

“Standardi i privatësisë ISO 27018 është edhe një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së privatësisë dhe zbatimit të rregullave mbrojtëse për klientët tanë në cloud. Në pranverën e kaluar ne morëm konfirmimin nga Autoritetet Evropiane të mbrojtjes së të dhënave që kontratat Microsoft Cloud me korporatat janë në linjë të plotë me modelet sipas ligjeve të BE për mbrojtjen e të dhënave përfshirë edhe transferim ndërkombëtar të të dhënave. Mendoj se të gjitha këto janë arsye të forta që klientët tanë të përdorin Microsoft Cloud me konfidencë të plotë” – deklaroi zoti Bekaj

Folësi i dytë në këtë takim ishte Arben Murtaj, i cili dha një pasqyrë të përgjithshme të Microsoft Cloud (Office 365 dhe Azure), një prezantim i cili u pasua nga zoti Remco Hendrikse. Ky i fundit, foli më gjerë lidhur me faktin përse individët apo bizneset duhet të kenë besim tek platforma cloud e ofruar nga Microsoft. Ky lloj standardi ndërkombëtar ka benefite të natyrës shumë praktike për klientët, korporatat nga mbarë bota dhe njihet me ISO/IEC 27018, që është zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare e

Standardizimit (ISO) për të krijuar një uniformë dhe një qasje ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e privatësisë për të dhënat personale që ruhen në cloud. Arsyet dhe benefitet janë të shumta. Shtojca ISO 27018 siguron kliente, korporata që privatësia e tyre do të mbrohet në disa aspekte siç janë listuar më poshtë:

-Ti kontrollon të dhënat e tua. -Ti di se çfarë ndodh me të dhënat e tua. -Ne ofrojmë siguri të madhe për mbrojtjen e të dhënave tuaja. -Të dhënat tuaja nuk do të përdoren për reklamë. -Ne të informojmë për qasjen e Qeverisë në të dhënat e tua.

Më pas do të ishin folësit e tjerë të ftuar si Marco Kavcic – “Manage it with SAM”, Sanja Grcic Plecko—“Understanding Office 365”, Petra Cicek – “Azure”, Vedran Solaja – “Windows 10- The next Chapter” të cilët shpjeguan në mënyrë më të detajuar për Office 365, Microsoft Azure dhe Microsoft 10. Ky event i përvitshëm i mbajtur nga partneri i vlefshëm i Albanian ICT Awards III, Microsoft Albania tërhoqi vëmendjen e mbi 50 pjesëmarrëve nga koorporatat dhe organizatat e ndryshme shqiptare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>