Lajmet

Microsoft Albania prezanton zyrtarisht Office 365 në Shqipëri

Nov 20 2013
0 Shpërndarje
Microsoft Albania prezanton zyrtarisht Office 365 në Shqipëri

539747_537552783002150_1403032249_nMicrosoft Albania ka prezantuar javën e kaluar në një event të posaçëm, zgjerimin zyrtar të shërbimeve Microsoft Office 365 edhe në Shqipëri.

Përveç shërbimeve të përditësuara, dhe sigurisht të përshtatura për nevojat e klientëve biznes të kompanive të vogla, të mesme dhe të mëdha, të Microsoft Lync Online, Microsoft Exchange Online dhe Microsoft SharePoint Online, përdoruesit e biznesit mund të përdorin tashmë edhe aplikacionet me të cilat kanë punuar më parë, për deri në pesë pajisje. Të gjitha ofrohen në formën e shërbimeve në cloud.

Office 365 përmban karakteristika të zgjeruara për komunikimet mes biznesit, si ato në SharePoint dhe Yammer apo edhe lidhja Lync – Skype. Shërbimi i ri Office 365 është prej një jave i disponueshëm edhe në Shqipëri. Në total, ai ofrohet në 160 tregje dhe në 52 gjuhë.

1454762_537547723002656_50216951_n Që prej lançimit në mes të vitit 2011, Office 365 është një ndër produktet që po rritet me shpejtësi për Microsoft-in. Ai është adaptuar në shumë kompani dhe entitete në mbarë botën, përfshi portin e Hamburgut në Gjermani, Sephora në SHBA, Kryqi i Kuq, Tesco, Toyota, Mercator etj. Është vlerësuar se një në katër kompani në botë përdorin tashmë Office 365.

Office 365 i ri ofron një sërë veçorish të reja për të plotësuar më mirë kërkesat e bizneseve. Paketat e ofruara janë tre, të ndara në bazë të kategorive të biznesit.

* Office 365 ProPlus. Përfshin aplikacionet më të përdorura të paketës Office, si Word, Excel, PowerPoint, OneNote, Outlook, Publisher, InfoPath dhe Access, të cilat ofrohen si një shërbim i vetëm për deri në pesë pajisje. Përdoruesit mjafton të hyjnë në llogarinë e tyre në Office 365 dhe të punojnë me krijimin dhe modifikimin e dokumenteve. Office 365 ProPlus ofrohet për 144 $/vit për përdorues

539747_537552789668816_622556543_n* Office 365 Midsize Business. Është projektuar për bizneset e mesme që kanë 10 deri në 250 punonjës. Shërbimi përfshin Office 365 ProPlus si dhe aplikacionet për të shkëmbyer skedarë apo për të komunikuar, si Exchange Online, Lync Online dhe SharePoint Online. Çmimi është 180 $/vit për përdorues ose 15 $/muaj.

* Office 365 Small Business Premium. Një produkt i projektuar për bizneset e vogla, ku përveç aplikacioneve të pasura Office, përfshihet edhe e-mail-i i personalizuar për biznesin, kalendarë, mjete për uebfaqe, videokonferencë HD etj. Çmimi është 150 $/vit për përdorues ose 12.50 $/muaj për përdorues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>