Lajmet

Microsoft anulon zhvillimin e Flight dhe Project Columbia

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Microsoft anulon zhvillimin e Flight dhe Project Columbia

Më herët gjatë këtij viti, Microsoft lëshoi Microsoft Flight, një rishpikje e lojërave të vjetra që bëjnë stimulim të fluturimit.

Tani ndërmarrja ka raportuar se ka anuluar zhvillimin e mëtejmë të lojës dhe që ka pushuar 35 anëtarë të stafit të përfshirë në këtë projekt. Microsoft thotë që loja ende do të jetë në dispozicion për shkarkim pa pagesë në Ueb faqen e saj dhe në Steam, por që çdo shtim i përmbajtjes në të ardhmen për lojën është ndalur. 

Për më tepër, Microsoft gjithashtu ka anuluar zhvillimin e Project Columbia, një lojë e palajmëruar të përdorte senzorin Kinect për Xbox 360. Në një deklaratë që ka të bëjë me anulimet, Microsoft thotë që “Shumë faktorë ishin marrë parasysh në vendimin e vështirë për të ndalur zhvillimin në Microsoft Flight dhe Project Columbia, por ne ndjejmë që ai do të na ndihmoj që më mirë të drejtohemi me qëllimet tona afatgjata dhe planet e zhvillimit.

Për Microsoft Flight, ne do të vazhdojmë të mbështesim komunitetin që ka përqafuar titullin dhe loja ende do të jetë në dispozicion për ta shkarkuar pa pagesë.” 

Si rezultat, 35 anëtarë të stafit në Microsoft Vancouver janë larguar nga puna, por Microsoft pranon që ende mbetet e përqendruar në këtë fushë: “Microsoft Studios është investuar në British Columbia dhe ende ka disa skuadra, të dyja në Vancouver dhe Victoria, që do të vazhdojnë të prodhojë përvojat më të mira të mundshme të argëtimit dhe lojërave.”

Postimet në Facebook dhe në Twitter nga vetë punëtorët pranojnë që këto pushime tashmë kanë ndodhur. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>