Biznes

Microsoft aplikon ndryshimet e çmimeve për të mbështetur aplikacionet universale për Windows

Apr 14 2014
0 Shpërndarje
Microsoft aplikon ndryshimet e çmimeve për të mbështetur aplikacionet universale për Windows

156380398-520x245Në konferencën Build gjatë këtij muaji, Microsoft lajmëroi aplikacionet universale Windows, të cilat punojnë përgjatë PC-së, telefonëve, tabletëve dhe Xbox One. Kjo kompani po ashtu zbuloi planet për t’iu mundësuar zhvilluesve që të shesin aplikacione përgjatë shumë platformave, duke i zgjeruar edhe blerjet brenda aplikacionit – nëse blini diçka në telefonin tuaj, ju do ta fitoni të njëjtën qasje në PC-në tuaj.

Këtë javë, Microsoft ka filluar ndryshimet në çmime për të mbështetur aplikacionet universale për Windows – që nënkupton që ju mund të shihni ndryshime në çmimet e aplikacioneve tuaja.

Microsoft thotë që është duke ofruar një set të vetëm të mbajtësve të çmimit përgjatë Windows-it dhe Windows Phone-it për ta thjeshtuar punën e çmimeve të aplikacioneve për zhvillues.

Kjo kompani është po ashtu duke shtuar 0.99 dollarë dhe 1.29 dollarë për aplikacionet e Windows-it, pasi aplikacionet e Windows Phone në këtë rang arrijnë 55 për qind të transaksioneve të pagesës, thotë kjo kompani. Kompania po ashtu është duke bërë rregullisht ndryshime të çmimeve për shkak të ndikimit të faktorëve lokalë, duke përfshirë taksat dhe vlerat monetare në vende të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>