Siguri

Microsoft arnon 10 vrima kritike në IE

Mar 31 2010
0 Shpërndarje
Microsoft arnon 10 vrima kritike në IE

Vrima është raportuar te Microsoft nga një kompania sigurie nga Pekini në mes të muajit nëntor të vitit 2009, muaj para se të përhapeshin lajme se po shfrytëzohej nga hakerët për sulme. Në fakt, Microsoft përfundoi punët për arnimin për IE6 me 26 shkurt, nëse bazohemi në datat e vulosura në skedarin e ndikuar.

Përditësim i emërtuar MS10-018, ishte shpalosur dy javë më herët sepse Microsoft ka përcjellë një numër në rritje e sipër të sulmeve ndaj IE6 dhe IE7. Vrima është përdorur nga web faqet e dëmshme për të lansuar sulme kalimthi për më shumë se një muaj.

Të gjitha lëshimet e arnuara gjatë ditës së sotme, kanë qenë të parapara me 13 prill dhe janë cilësuar si “kritike”, që është niveli më i lartë i kërcënimit në sistemin vlerësues të Microsoft.

IE6, shfletuesi nga viti 2001 të cilin shumë e shohin si të vdekur, ka qenë i ndikuar nga tetë prej dhjetë vrimave, ku shtatë cilësoheshin si kritike. IE7, që debutoi në vitin 2006 para lansimin të Windows Vista, përmbajti shtatë prej dhjetë lëshimeve, ku pesë cilësoheshin si kritike. Ndërsa IE8, në anën tjetër ishte i prekur vetëm nga dhjetë, ku vetëm dy ishin kritike.

“Mesazhi i ditës së sotme është se duhet të kaloni në IE8” tha Andrew Storms, drejtor i operacioneve të sigurisë pranë nCircle Network Security.

Lajmet e fundit>