Siguri

Microsoft arnon 23 vrima

May 9 2012
0 Shpërndarje
Microsoft arnon 23 vrima

Microsoft lëshoi arnime për 23 dobësi të sigurisë gjatë ditës së djeshme si pjesë një të Marte Arnimi që përfshin arnime kritike për Microsoft Windows, Silverlight, Microsfot Office dhe .NET Framework.

Nga shtatë buletinet, Microsoft i këshillon administratorët që ta kthejnë vëmendjen e tyre në dy të parat: MS12-034 dhe MS12-029. Që të dy buletinet janë të vlerësuara si “kritike” dhe iu ishin dhënë vlerësimet më të larta në “indeksin për dobësi” të Microsoft. MS12-034, sidoqoftë  lidh së bashku 10 arnime përgjatë disa vijave të produkteve që ishin lidhur së bashku si pjesë e një përditësimi të nisur për të futur arnimet përfundimtare në një shfrytëzim të dobësisë nga sulmi keqdashës Duqu.

Besuar nga shumë që është i lidhur me Stuxnet, Duqu ishte parë gjatë shtatorit duke shfrytëzuar një dobësi që prekte Microsoft Word. Ndërmarrja arnoi vrimën me MS11-087, por produktet e tjera të Microsoftit ishin zbuluar që e kishin të njëjtën dobësi./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>