Lajmet

Microsoft arnon një vrimë të rrezikshme të sigurisë për Internet Explorer

May 2 2014
0 Shpërndarje
Microsoft arnon një vrimë të rrezikshme të sigurisë për Internet Explorer

Internet_Explorer_9_icon.svgMicrosoft lëshoi një përditësim të sigurisë për shfletuesin e vet Internet Explorer gjatë të enjtes për të arnuar një vrimë që iu mundëson hakerëve të marrin kontrollin mbi një kompjuter.

Kompania e teknologjisë tha që do të lëshonte një përditësim të ngjashëm për Windows XP, ndonëse ka larguar mbështetjen për sistemin operativ që ishte lëshuar para 12 viteve. Përdoruesit që kanë përzgjedhur të marrin përditësimet automatike nuk duhet të bëjnë ndonjë gjë, tha Microsoft.

Microsoft njoftoi përdoruesit gjatë fundjavës për vrimën, që prek ata që përdorin IE nga versioni 6, deri tek ai 11. Hakerët do të mund ta shfrytëzonin vrimën për t’iu bërë dredhi përdoruesve në hapjen e një lidhjeje të infektuar ose ndonjë skedari të bashkëngjitur me e-mail-in. Kompania e sigurisë kibernetike FireEye tha që rreth 25% e përdoruesve të internetit nga e mbarë bota ishin të prekur nga vrima.

Në një këshillë të postuar në TechCenter Security, Microsoft pranoi që ishte në dijeni për “sulmet e kufizuara, të shënjestruara që përpiqeshin ta shfrytëzonin” vrimën. Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtar bëri një paralajmërim të pazakonshëm rreth vrimës së sigurisë gjatë të hënës, duke iu rekomanduar përdoruesve që të përdorin mjetin e Microsoft-it për ta bërë zvogëlimin e rrezikut ose të përdorin ndonjë shfletues tjetër të uebit derisa të arnohet vrima. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>