Siguri

Microsoft arnon vrimën në antivirusin e vet

Feb 27 2011
0 Shpërndarje
Microsoft arnon vrimën në antivirusin e vet

Përmirësimi për privilegjet e shkallëzuara është i përfshirë në një përditësim në Microsoft Malware Protection Engine. Që kur përditësimet për malware janë automatikisht të lejuar, shumica e përdoruesve dhe administratorëve nuk do të kenë nevojë që të bëjnë ndonjë gjë, tha Microsoft. Përditësimi duhet që të bëhet brenda 48 orëve që kur është lajmëruar.

Dobësia është vlerësuar si “e rëndësishme” për Windows Live OneCare, Microsoft Security Essentials, Windows Defender, Microsoft Malicious Software Removal tool, Forefront Client Security dhe Forefront Endpoing Protection 2010.

“Përditësimi adreson një dobësi të raportuar privatësisht që do të mund të lejonte ngritje të privilegjeve, nëse Makina Microsoft Malware Protection skanon një sistem pas sulmit me kredeciale të vlefshme për qasje ka krijuar një çelës të hartuar posaçërisht,” thuhet nga Microsoft. “Një sulmues i cili me sukses shfrytëzoi dobësinë do të mund të merrte të drejta të barabarta me llogarinë e Sistemit Local. Dobësia nuk do të mund të shfrytëzohej nga përdorues anonimë.”

Qendrat punuese dhe serverët e terminaleve kryesisht janë në rrezik, tha Microsoft./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>