Lajmet

Microsoft Azure tashmë i arritshëm edhe në Shqipëri

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
Microsoft Azure tashmë i arritshëm edhe në Shqipëri

azure-logoMicrosoft ka shpallur që shërbimet Azure cloud janë të arritshme në Shqipëri, që do të thotë, se të gjithë të interesuarit për këto shërbime që sot mund të krijojnë llogarinë provuese me afat prej 30 ditësh.

Azure është një platformë cloud, e qëndrueshme dhe e hapur, e cila iu mundëson klientëve që me ndihmën e qendrave të të dhënave të rrjetit global Microsoft t’i zhvillojnë dhe ofrojnë aplikacionet e veta brenda një kohe të shkurtër. Aplikacionet mund të zhvillohen me përdorimin e cilësdo gjuhë, mjet apo kornizë programuese pa u shqetësuar për infrastrukturën e serverit.  Azure mundëson shkallëzimin e aplikacioneve dhe shërbimeve në bazë të ngarkesës së punës, respektivisht pagesën vetëm të resurseve të përdorura.  

“Kemi kënaqësinë t’ju lajmërojmë se shërbimet Azure cloud komercialisht janë të arritshme edhe në Shqipëri. Në periudhën e ardhshme nëpërmes takimeve tona dhe të partnerëve, respektivisht, trajnimeve për programues dhe profesionistë të IT-së, do t’ju prezantojmë të gjitha përfitimet të cilat i ofron Azure, me fokusim në kursimet të cilat mund të bëhen me rastin e transformimit të shërbimeve tradicionale  në cloud, apo edhe skenarët hibride të cilat nënkuptojnë përdorimin e infrastrukturës ekzistuese në kombinim me shërbimet Azure”, u shpreh Agim Bekaj, drejtor i zyrës së Microsoft-it në Shqipëri.

Me shpalljen e arritshmërisë së shërbimeve Azure për  51 tregje të reja  në mes të cilave ndodhet edhe Shqipëria, Microsoft njëkohësisht e ka shpallur edhe arritshmërinë e shërbimit DocumentDB NoSQL në versionin provues, shërbimit të ri për kërkim, përmirësimet në uebfaqet Azure dhe shërbimet Azure Insights, si dhe përkrahjet për SQL Server AlwaysOn, respektivisht përkrahjet për API Management REST API. Më shumë informacione në lidhje me platformën Azure mund të gjeni ketu.

Partnerët Microsoft, parapaguesit MSDN dhe anëtarët e Biz Spark programit, iu mundësojnë  kompanive më të reja se 5 vjet, të cilat merren me zhvillimin e softuerit që të kenë qasje të plotë në softuerin Microsoft pa pagesë. Përveç kësaj, ata kanë mundësi që secilin muaj të shfrytëzojnë kreditin pa pagesë Azur, dhe njëkohësisht të kursejnë.

Në rast se dëshironi që ta provoni pa pagesë Azuren për një periudhë prej 30 ditësh, gjatë të cilave mund të keni në dispozicion kredinë në vlerë prej 200 dollarësh amerikan, të cilën mund ta shfrytëzoni në shpenzime sipas dëshirës, është e nevojshme të lajmëroheni përmes ueb faqes zyrtare. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>