Lajmet

Microsoft bashkëpunon me fondin e mbështetur nga qeveria ruse për të ndihmuar startup-et

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Microsoft bashkëpunon me fondin e mbështetur nga qeveria ruse për të ndihmuar startup-et

ss-russian-flagJavën e kaluar Fondi për Zhvillim të Nismave në Internet (FRII), që ka vlerën deri 200 milionë dollarë e që mbështetet nga qeveria ruse, dhe Microsoft lajmëruan që ata ishin duke e filluar një përshpejtues industrial për të mbështetur nismat që zhvillojnë zgjidhje të IT-së për edukim, kujdesin shëndetësor, komercializëm, industrisë, sektorin privat, sektorin financiar dhe shërbime bashkiake. Projekti do të marrë mbështetje nga Microsoft Ventures, që është nëndivizioni ndërkombëtar i korporatës që është përgjegjës për mbështetje për ndërmarrësit e rinj në mbarë botën.

Përshpejtimi i fondeve është synuar për kompani që tashmë kanë zhvilluar një prototip produkti, por që janë në fazat e hershme të zhvillimit të biznesit. Dy cikle katër-mujore janë planifikuar për një vit, në të cilët dhjetë startup mund të marrin pjesë pasi të shkojnë përgjatë një procesi të përzgjedhjes. Cikli i tanishëm i aplikimit është tashmë duke u zhvilluar.

Programi intensiv i përshpejtimit përbën financimin, duke përfshirë grantet nga Microsoft (me mbështetje administrative dhe teknike nga Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetari i SHBA-së) dhe investime nga FRII, si dhe konsultime dhe shërbime edukative, infrastrukturore dhe mbështetje teknologjike dhe një hapësirë pune për startup-in gjatë përshpejtimit. Banorët do të jenë në gjendje që të diskutojnë pilot lëshimet me ndërmarrësit udhëheqës në një llojllojshmëri të industrive. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>