Analiza

Microsoft bashkëpunon me Samsung për të nxjerrë jasht loje Google

Mar 25 2015
0 Shpërndarje
Microsoft bashkëpunon me Samsung për të nxjerrë jasht loje Google

microsoft-ceo-satya-nadella-22Microsoft ditën e hënë lajmëroi për një marrëveshje të re bashkpunimi me Samsung. Kjo marrëveshje konsiston në parainstalimin e aplikacione të produktivitetit të paketës Office të Microsoft në tabletët Android të Samsung. Vec kësaj kompania lajmëroi se një marrëveshje të tillë e ka nënshkruar dhe me 11 prodhues të tjerë të pajisjeve Android ku përfshihet dhe Dell. Aplikacionet që Microsoft kërkon të përfshijë në këto pajisje janë Microsoft Word, Excel, Power Point, One Drive dhe Skype.

Këto veprime ndjekin bashkpunimin që Microsoft dhe Samsung bënë të ditur muajin që shkoi sipas të cilat Samsung do të përfshinte disa nga aplikacionet cloud të Microsoft në serinë e re të smartfonëve Android ku përfshihen Galaxy S6 dhe S6 Edge. Kjo është një mënyrë interesante për të sulmuar armikun e vjetër të Microsoft, Google. Google zhvillon dhe kontrollon sistemin operativ Android dhe më pas jua shpërndan atë prodhuesve të pajisjeve. Kjo kompani përfiton para nga integrimi i opsionit të kërkimit në këto pajisje, merr një përqindje kur përdoruesit blejnë aplikacione etj.

Edhe pse Microsoft nuk do të arrijë dot të neutralizojë aftësinë e Google për të bërë para, duket se me këtë marrëveshje të re me Samsung ka një as nën mëngë. Kjo dhe për faktin se Samsung e ka seriozisht kur thotë se përdoruesit do mund të fshijnë nga pajisjet e tyre aplikacionet e parainstaluara, ku bëjnë pjesë dhe aplikacionet e Google si Gmail, Drive apo Google Search. Këto përbjnë goditje shumë të forta për Google apo jo? Të shohim se sa do të ndikojnë ato në suksesin e Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>