Biznes

Microsoft bashkëpunon me Yelp për makinën e vet të kërkimit

Jun 19 2012
0 Shpërndarje
Microsoft bashkëpunon me Yelp për makinën e vet të kërkimit

Microsoft ka lajmëruar për një marrëveshje me faqen Yelp, që paraqet faqen ku vendosen vëzhgimet e komunitetit, për të shtuar vëzhgimet e veta të restoranteve, dyqaneve dhe bizneseve të tjera në rezultatet e kërkimit në Bing.

Në përpjekjen e vet të madhe për të tejkaluar makinën Google në biznesin e reklamave në kërkime, Microsoft ka bashkëpunuar për të futur vëzhgimet e Yel në rezultatet e kërkimit të makinës Bing.

Kjo lëvizje nga Microsoft, e lajmëruar në një postim në blogun e komunitetit në Bing më 14 qershor, ndjek një lëvizje të ngjashme të ndërmarrë nga Google për të bashkuar vëzhgimet e Zagatit në funksionin e vet të kërkimit në faqet lokale në Google+, që ishte lajmëruar më 30 maj.

Yelp, që ishte themeluar në vitin 2004, ofron një faqe sociale ku mund të gjenden restorante, hotele dhe biznese të tjera. Përdoruesit i vlerësojnë bizneset me nga një deri në pesë yje, ku normalisht vlerësimet prej pesë yjeve paraqesin vlerësimet më të lartë dhe ato mund të shkruajnë vëzhgimet e tyre. Yelp kishte 71 milionë vizitorë unikë gjatë çerekut të parë të vitit 2012. Kjo faqe fiton para duke vendosur reklama në vëzhgimet e afërta.

Bing kishte bërë një përpjekje tjetër për të përmirësuar funksionimin e vet duke futur lidhjet e rrjetit Facebook në rezultatet e kërkimit. Nëse një përdorues kërkon për hotele në Maui, Bing do të ofroj porosi nga shokët në rrjetin Facebook që kanë qenë në Maui dhe që kanë postuar përditësime për këtë vend. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>