Lajmet

Microsoft bashkon rezultatet akademike në Bing me synimin që të lidhë hulumtuesit me Cortana-n

Jul 15 2014
0 Shpërndarje
Microsoft bashkon rezultatet akademike në Bing me synimin që të lidhë hulumtuesit me Cortana-n

cortana-nokia-bhupinder-nayyar-flickrMicrosoft është duke bërë përgatitje për ta kombinuar asistentin personal Cortana me hulumtimet akademike. Kompania Microsoft është duke e kombinuar mjetin e saj të Kërkimit Akademik në një shërbim që do t’ju mundësojë hulumtuesve të përcaktojnë se çfarë saktësisht mund të fitohet nga Bing dhe Cortana.

“Shtimi i të dhënave akademike në Bing do ta bëjë atë shërbim edhe më të fuqishëm – dhe do të ndihmojë që ta bëjë Cortana-n si asistentin më të mirë personal për hulumtues,” shkroi në një postim në blog gjatë ditës së hënë, redaktori Rob Knies nga Microsoft Research, në një postim në blog. Dhe ndryshimet do të mund të ofronin një ekspozim më të madh të hulumtimeve akademike për audiencën e përgjithshme.

Akademikët do të fitojnë qasje në veçoritë e Cortana-s që janë për ta. Paraqitja e axhendave të konferencave dhe paraqitja e punimeve do të mund të përfshihen në të. Shtinmet do të mund të ndihmonin pajisjet mobile të Microsoft-it që përdorin Cortana-n që të fitonin një dashamirësi në botën akademike, teksa Apple punon vazhdimisht që ta përmirësojë Siri-n dhe Google mundohet ta zgjerojë mbërritjen e Google Now në më tepër pajisje. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>