Harduer

Microsoft bën marrëveshje me ARM, ndahet nga Intel

Jan 10 2011
0 Shpërndarje
Microsoft bën marrëveshje me ARM, ndahet nga Intel

Microsoft u licensua nga ARM në qershor të vitit 2010, vetëm pak muaj pasi Intel bashkoi forcat me ndërmarrjen Nokia për të lëshuar sistemin e tyre operativ Meego.

U shtruan pyetje rreth asaj se çfarë do të mund të bënte Microsoft me të pasi që ndërmarrja Intel, një partner i afërt, synon të kalojë gjendjen ekzistuese dhe tani kemi përgjigjen.

Microsoft ka dhënë ndihmë, kur bëhet fjalë për zhvillimin e një ekosistemi të plotë homogjen, por pas asaj, a do të posedohet përvojën e plotë e Windows-it në një procesor ARM ose a do të përdoret sistemi Linux në një procesor Intel?

Kjo gjithashtu hap rrugën për ndërmarrjen Microsoft që të dizajnojë çipin e vet dhe të përcjellë hapat e ndërmarrjes Apple që bëri të njëjtën gjë me procesorin Apple A4.

Duke bërë kështu, ndërmarrjes Microsoft do t’i mundësohej përmirësimi  i procesorëve për Windows, duke e bërë edhe më të shpejtë dhe duke zvogëluar kohën në treg.

Kjo mendohet se do të bëhet në fillim të vitit 2014 kur Cortex A15 do të lëshohet, duke e bërë ndërmarrjen Microsoft një konkurrent të fortë në më shumë gjëra, nga smartphone-ët deri te serverët.

Cortex A15 do të konfigurohet në përbërjen e konfigurimeve deri në 16 bërthama me shpejtësi deri në 2.5 GHz dhe do të ofrojë një dinamizëm në fuqizimin më të madh të pajisjeve energjike./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>