Lajmet

Microsoft bën ndryshime në shërbimin e lajmeve MSN

Sep 8 2014
0 Shpërndarje
Microsoft bën ndryshime në shërbimin e lajmeve MSN

WireAP_b7d0008d74124bcbb5fae73612742850_16x9_992Microsoft i ka dhënë një pamje të re shërbimit të vet të lajmeve MSN, me mejete të reja dhe me disa veçori për sinkronizim përgjatë pajisjeve. Kompania thotë që faqja e ndryshuar përshtatet mjaft mirë me strategjinë e përgjithshme të Microsoft-it për t’i bërë si prioritete prodhimin e telefonëve mobil dhe shërbimeve të bazuara në internet pasi biznesi i vet tradicional – softuerët Windows dhe Office të instaluar në desktop – janë duke u ngadalësuar ose janë duke pësuar rënie. Ndryshimet po ashtu vijnë teksa njerëzit lexojnë më shumë lajme në smartfonë dhe tabletë në vend se ta bëjnë leximin e tyre vetëm nga kompjuterët desktop.

Në vend se të jetë thjesht një pikë hyrëse për qasje në tërë internetin, MSN-ja i ndryshuar është duke synuar të bëhet një pjesë e përditshme e jetës për 400 milionë përdoruesit e vet nga e mbarë bota. Përveç lajmeve të marra nga mediat e lajmeve, MSN do të ketë edhe mjete si kontrolluesi i simptomave dhe një përpilues të listës së blerjeve për receta.

“Nuk është vetëm rreth gjetjes së atij artikulli të shkëlqyer për Beyonce-n,” tha drejtori i lartë i shërbimeve dhe sistemit operativ në Microsoft, Stefan Weitz. “Është po ashtu për të ju ndihmuar që ta rregulloni një darkë të shkëlqyer dhe të menaxhoni fluturimet e juaja.”

Një përmirësim i rëndësishëm do të jetë qasja për sinkronizim përgjatë të gjitha pajisjeve. Kështu që nëse jeni qasur dhe keni bërë një listë të blerjeve për një recetë në desktop, ajo automatikisht do të paraqitet në aplikacionin MSN në telefonin tuaj.

Ndryshimet pasqyrojnë atë që Microsoft ka qenë duke e bërë me versionin e vet më të fundit të sistemit operativ Windows. CEO Satya Nadella ka pranuar “dhimbjen e kokës” që kompania ka krijuar për zhvilluesit e softuerëve duke përgatitur shumë versione të Windows-it që punojnë ndryshe në telefon, PC dhe tablet, Xbox dhe pajisje të tjera. Me versionin e ardhshëm të Windows-it, Microsoft planifikon që të unifikojë sistemit në mënyrë që zhvilluesit të mund të zhvillojnë aplikacione që punojnë menjëherë në shumë pajisje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>