Lajmet

Microsoft bën përpjekje për të larguar aplikacionet e rreme nga Windows Store

Aug 28 2014
0 Shpërndarje
Microsoft bën përpjekje për të larguar aplikacionet e rreme nga Windows Store

win8store1_640.0_standard_640.0Dyqanet e aplikacioneve për Windows dhe Windows Phone janë përballur me disa probleme në lidhje me aplikacionet e rreme dhe mashtruese përgjatë viteve, por prodhuesit softuerikë duket që janë përfundimisht duke i zgjidhur këto probleme. Pas raporteve të fundit që theksojnë mashtrimet që çojnë njerëzit për të paguar për aplikacione të padobishme që janë zakonisht pa pagesë, menaxheri i përgjithshëm i Windows Apps dhe Store, Todd Brix, thotë që kompania do t’i bëjë më rigoroze politikat e veta në të ardhmen.

Derisa Microsoft bëri disa ndryshime më herët gjatë këtij viti në kërkesat e veta për certifikim të aplikacioneve, Brix thotë që Microsoft ka qenë duke kryer një vëzhgim të Windows Store për të gjetur aplikacione që nuk përputhen me rregulloren. Politikat e Microsoft-it deklarojnë që emrat duhet të jenë të qartë dhe ikonat duhet të ndryshojnë për t’iu shmangur identifikimit të gabuar. Një numër i aplikacioneve të rreme VLC ishin listuar së fundi në dyqan, ku secili aplikacion i rremë ishte dizajnuar për të fituar para nga përdoruesit e sistemit Windows. Nuk është e qartë se përse këto aplikacione kanë arritur që të certifikohen në të kaluarën, por Microsoft thotë që ka qenë duke kontaktuar me zhvilluesit për të bërë ndryshimet për aplikacionet ekzistuese që i thyejnë rregullat.

Shumica e zhvilluesve janë pajtuar që të bëjnë ndryshime, por Brix shënon që “të tjerët kanë qenë më pak receptivë” dhe Microsoft ka larguar më tepër se 1,500 aplikacion si rezultat. “Vëzhgimi i dyqanit është duke vazhduar dhe ne e dimë që kemi më tepër punë për të bërë, por ne jemi në të,” thotë Brix. “Asnjë qasje nuk është e përsosur, kështu që ne i inkurajojmë njerëzit që të raportojnë për çfarëdo problemi që ata mund të hasin në Windows Store.” Microsoft nuk është vetëm në sfidat e veta për dyqanin e aplikacioneve, pasi që edhe Google Play dhe App Store i Apple kanë pasur probleme me aplikacione të klonuara dhe të rreme në të kaluarën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>