Harduer

Microsoft bënë të ditur se nuk ka Xbox të ri vitin e ardhshëm

Jun 20 2009
0 Shpërndarje
Microsoft bënë të ditur se nuk ka Xbox të ri vitin e ardhshëm

Në një blog post të enjtën në mbrëmje, Microsoft bëri të ditur se Xbox 360 ‘nuk është as në gjysmë të rrugës’ së ciklit të tij momental jetësor dhe do të jetë këndej pari edhe një kohë të gjatë deri në dekadën e ardhshme. Kompania është duke planifikuar të paraqes një kontroller të ri që njeh gjestet, produkt që është koduar me emrin Project Natal, dhe pritet të paraqitet vitin e ardhshëm, megjithëse Microsoft deklaron se nuk ka vendosur ende një kohë të saktë për sa i përket Natal.

‘Ashtu sikurse deklaroi ekipi i Xbox në E3 para dy javëve, ne nuk jemi as në gjysmë të ciklit jetësor të gjeneratës së tanishme të konzolës sonë dhe besojmë se Xbox 360 do të jetë një qendër argëtuese në shtëpi për një kohë të gjatë deri në dekadën e ardhshme’, tha Major Nelson nga Microsoft, në një blog post. ‘Projekt Natal do të jetë një pjesë e rëndësishme e kësaj platforme, por ne në këtë kohë, nuk kemi konfirmuar një datë të lëshimit në treg’

Natyrisht, ky lajm nuk i mbyll tërësisht dyert mbi harduer të ri për vitin 2010. Megjithëse Microsoft thekson se ka plane të ofrojë Natal si një shtojcë për Xbox 360, pasi që duket e arsyeshme që kompania të paraqitet me disa produkte shtesë në momentin e paraqitjes së Natal, sepse duket se do të bëjë për vete shumicën e pronarëve të Wii-s.

Vizitoni kete link për të parë një demo të shkurtër mbi inovacionet kreative në Project Natal.

Lajmet e fundit>