Lajmet

Microsoft Beta lejon përdorimin e aplikacioneve të vjetra në Vista

Jan 17 2009
0 Shpërndarje
Microsoft Beta lejon përdorimin e aplikacioneve të vjetra në Vista

Ato padyshim janë pamundësia për t’i përdorur aplikacionet e vjetra në Vista. Microsoft Enterprise Desktop Virtualisation (MED-V) u mundëson njerëzve të përdorin në Vista aplikacionet e Windows, duke përfshirë këtu edhe ato të Windows 2000 si dhe Windows XP. 

“Qëllimi ynë kryesor ka qenë që të gjejmë një zgjidhje sa më praktike për pengesat që IT skuadrat kishin me aplikacionet për biznes gjatë ndërrimit të sistemit operativ” – thotë Ran Oelgiesser, menaxher i produktit MED-V. Me “MED-V 1.0” ju thjesht mund të krijoni, dërgoni dhe menaxhoni aplikacionet e Windows 2000 dhe XP në Vista. Për ta marrë një kopje testuese të MED-V, ju duhet të hyni në ueb faqen e Microsoft. Ndërkohë versioni përfundimtar i softuerit pritet të dalë në shitje gjatë pjesës tjetër të vitit.

Për shkak të problemeve me aplikacionet e vjetra që Vista nuk i pranon, shumë kompani janë detyruar të vazhdojnë të punojnë me XP derisa të dalë Microsoft Windows 7. Kjo e fundit (Windows 7 beta) sapo ka dalë në treg, ndërsa disa presin që versioni përfundimtar të dalë gjatë gushtit apo shtatorit. Komentet e para për Windows 7 beta janë se sistemi operativ është më stabil, punon më shpejtë dhe është më i mirë se Vista.

Lajmet e fundit>