Lajmet

Microsoft Bing lansohet më herët sesa që është pritur

Jun 1 2009
0 Shpërndarje
Microsoft Bing lansohet më herët sesa që është pritur

Me siguri që Bing ende e bart ndër vete etiketën “beta”, por makina kërkuese e Microsoft me emrin e saj karakteristik, ka startuar motorin dhe po ecën si më së mirë, dhe atë disa ditë më herët sesa që është pritur.
 

Në hapat e parë që po vërehen shihet një rishikim i butë i të gjitha linjave të para të secilit artikull që është gjetur ndërsa në anën tjetër opsioni i kërkimit të  fotografive do të duhej ta bëjë Google që të nxejë karrigën më shumë –  me një fjalë Bing ecën një hap përpara në terme të kërkimit të madhësive të ndryshme, të fotografive landscape dhe portret, e edhe fytyra, kokë, krahë e pjesë të tjera të trupit.

Më e mira e të gjithave është se shfaq rezultatet në një faqe pavarësisht nëse janë 10 apo 10.000 rezultate. Ju gjithashtu mund tu bëni zoom imazheve, të cilat mund të ndalohen ose të moderohen me filterë të ndryshëm nëse ju aksidentalisht nuk dëshironi të shihni asnjë prej pjesëve trupore të përmendura më lartë.

Shpejtësia e madhe dhe pamja e bukur janë elementet e përshtypjeve të para, kurse fakti që Bing është përfshirë si opsion për makinë kërkuese në Internet Explorer 8 është diçka të cilës mund ti thuhet shërbim konsumatorësh si ia do rendi.
 

 

Lajmet e fundit>