Analiza

Microsoft Bing në luftë me Google

May 15 2012
0 Shpërndarje
Microsoft Bing në luftë me Google

PCWorld Albanian – Lidhja me Facebook dhe Twitter, i mundëson Microsoft-it të intensifikoj betejën e kërkimit Bing vs. Google. Analistët thonë se iniciativa e fundit e Microsoft-it për të forcuar veçoritë e rrjetit social të Bing mund t’i ofroj një shans të mirë kundër makinës dominuese të kërkimit të Google.

Makina e kërkimit Bing, tani përfshinë edhe komentet e përdoruesit, pëlqimet si dhe aktivitetet e postuara në rrjetet e popullarizuara sociale si Facebook dhe Twitter.

Patrick Moorhead, analist në Moor Insights & Strategy, pajtohet me pretendimin e Microsoft-it se ridizajnimi i tanishëm i Bing është më i miri qysh nga lansimi i tij para tre vitesh.”

“Ridizajnimi i Bing është një revolucion kërkimi dhe ndryshimi më i madh që kam para nga Microsoft ndër vite,” thotë Moorhead.

“Bing mund të bëjë revolucion në kërkimin social duke u lidhur me aftësitë e Facebook dhe Twitter. Moorhead shtoi se për dallim nga Google, Bing dhe Microsoft nuk synojnë krijimin e rrjetit të tyre social, prandaj ata mund t’u çasen faqeve më të mira të rrjetit social siç janë Facebook dhe Twitter.

Microsoft deklaroi se ndërfaqja e re e Bing, që pritet të kaloj shumë shpejt nga periudha e testimit beta, ofron edhe një buton që fokusohet në rrjetet sociale të përdoruesve si dhe opinionet dhe kërkesat e tyre të kërkimit.

Për shembull, përdoruesi mund të bëjë kërkim për ndonjë dyqan lokal motoçikletash. Dhe përveç rezultateve të zakonshme të kërkimit, aty do të ofrohet edhe një buton social “njerëzit që i njihni mund ta dijnë” që ofron dyqane motoçikletash që miqtë kanë “pëlqyer” ose kanë komentuar në to.

Microsoft, poashtu deklaroi se butoni social është i dizajnuar që t’u mundësoj përdoruesve të pyesin miqtë e tyre rreth temave të kërkimit, dhe ata mund të përgjigjen përmes Bing apo Facebook.

“Për dallim nga historia e tyre rreth ofrimit të softuerit të panevojshëm, Microsoft kësaj radhe ka bërë bujë me Bing që ka sjell një funksionalitet të jashtëzakonshëm,” thotë Brad Shimmin, analist në CurrentAnalysis. “Mendoj se nëse ka diçka që i tërheq konsumatorët ta provojnë, atëherë ajo është Microsoft Bing.”

Që kur Microsoft lansoi për herë të parë Bing në verën e vitit 2009, ajo kishte ngecur shumë prapa në konkurrencë me makinën dominuese të kërkimit Google.

Dhe Google ende është dominante. Përkundër të gjitha përpjekjeve të Microsoftit, duke përfshirë edhe një avansim në vitin 2011, Bing thjesht nuk ka mundur të marrë ndonjë përqindje të theksuar nga tregu i Google.

Tani, Microsoft shpreson se aftësitë e saja të kërkimit social mund të bëhen një ndryshim i madh që i duhen asaj në betejë kundër Google.

Edhe pse Google posedon rrjetin e vet social Google+, ajo megjithatë mbetet në disavantazh kur është fjala për lidhje me rrjetet e tjera sociale siç janë Facebook dhe Twitter, thonë analistët.

Microsoft, në anën tjetër, ka marrëdhënie të forta me të dy kompanitë.

“Google duhet të luaj më hapur me Facebook dhe rrjetet e tjera sociale si Pinterest, Twitter dhe FourSquare,” thotë Shimmin. “Google nuk mund të përballoj mbylljen e kufijve në mbrojtje të rrjetit të vet social.”

Zeus Kerravala, analist në ZK Research, thotë se avansimi i makinës së kërkimit të Microsoft është një hap i qëlluar për kompaninë në këto momente.

“Bing-ut më të vërtetë i duhej një ridizajnim. Ai ishte Dr. Biberi i tregut të kërkimit, dhe atij i duhej të bënte diçka ndryshe,” shtoi ai. “Mendoj se lufta e kërkimit social do të jetë një betejë shumë e mirë gjatë viteve të ardhshme. Bing ka bërë lojën e vet, kurse tani është radha e Google që të përgjigjet.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>