Lajmet

Microsoft Bing: Shumë më i mirë se që është pritur

May 29 2009
0 Shpërndarje
Microsoft Bing: Shumë më i mirë se që është pritur

Microsoft të enjtën largoi perdet nga Bing, makina e riemëruar dhe riformuluar e kërkimit, që më par ishte e njohur si Kumo, dhe tani është dizajnuar për të zëvendësuar Live Search. Është një përmirësim solid mbi produktin e mëhershëm kërkues, dhe tejkalon Google në hapësira të rëndësishme. Bing do t’i ndihmojë Microsoft të përfitojë pjesë të tregut në biznesin kërkues, falë asaj që ky shërbim është befasisht shumë konkurrues me Google.
 

Bing ende nuk është i gatshëm për publikun, por nuk duhet që të prisni shumë gjat për të. Duke filluar prej datës 1 qershor, disa përdorues do të pranojnë rezultatet kërkuese të Bing nga Live Search. Na është thënë se me 3 qershor, Bing do të jetë makina e re kërkuese e Microsoft.

Sipas shefit ekzekutiv të Microsoft, Steve Ballmer, emërimi Bing është bërë për shkak të asaj se çdo gjë që bëhet fjalë këtu sillet rreth kërkimit.

Sipas Microsoft, makina kërkuese e tyre është e bazuar në ‘sistemin e vendosjes’ me të cilin krijohet një qasje tërësisht e re e kërkimit të internetit. Mënyra në të cilën funksionon Bing do të duhej t’ua lehtësojë përdoruesve kërkimin në internet, por edhe do të ofrojë rezultate më të sakta të kërkimit. “Makinat e sotme të kërkimit nëpër internet u ndihmojnë mjaft shumë njerëzve në shfletimin e tij dhe në gjetjen e informatave, por nuk janë edhe aq të dobishme kur përdoruesve u duhet ndihmë për t’i shfrytëzuar ato informata”, deklaroi Steve Ballmer.

“Bing është hapi i parë në përpjekjet afatgjate të Microsoft për të lehtësuar kërkimin dhe shfrytëzimin e informatave nga interneti”, shtoi ai.

Nga risitë të cilat i sjell Bing vlen të veçohet Best Match e cila ndan rezultatet më të mira të kërkimit; Quick Preview i cili duke kaluar me kursorin e miut mbi të hap një dritare me informata shtesë dhe Web Groups për grupimin e rezultateve në mënyrë intuitive.

Bing do të jetë tërësisht operacional dhe në dispozicion për përdorim në mbarë botën prej datës 3 qershor të këtij viti.

Lajmet e fundit>