Siguri

Microsoft bllokon me mijëra gejmerë

Nov 11 2009
0 Shpërndarje
Microsoft bllokon me mijëra gejmerë

Raportet sugjerojnë se gati 600.000 llogari anembanë botës janë bllokuar në sulmin më të fundit të kësaj kompanie kudër piraterisë, megjithëse vetë kjo kompani (Microsoft) ka refuzuar të konfirmojë shifrat.

Përdoruesit e prekur nuk kanë më qasje në Xbox Live, duke humbur përgjithmonë mundësit për tu kyçur përsëri online në këtë rrejt, gjë që do të thotë se gejmerët që po shikojnë të blejnë konzola prej dorës së dytë duhet të kenë shumë kujdes.

“Të gjithë konsumatorët duhet të kuptojnë se pirateria është ilegale dhe modifikimi i konzolës së tyre Xbox 360 për të lëshuar disqe pirate shkel rregullat e përdorimit të Xbox Live, gjë që ka si rezultat anulimin e garancionit dhe bllokimin e qasjes së përhershme në Xbox Live”, tha një zëdhënës gjatë një deklarate.

Interneti është i mbushur me ueb faqe që ofrojnë çipa modifikues dhe instruksione, dhe tentimet për t’i larguar ato përmes gjykatës deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Kopjet e miratuara të Call of Duty: Modern Warfare 2 ishin shkëmbyer ende para lansimit zyrtar.

“Shëndeti i biznesit të video lojërave varet nga luajtja e produkteve origjinale prej konsumatorit dhe shërbimeve që pranojnë nga prodhuesit, shitësit dhe palët e treta që i përkrahin ata” deklaroi zëdhënësi.

Lajmet e fundit>