Lajmet

Microsoft bllokon përditësimet për sistemet Kaby Lake dhe Ryzen në Windows 7

Apr 14 2017
0 Shpërndarje
Ky bllokim do të thotë se kompjuterat me procesorë të fundit nuk do të marrin as përditësime sigurie. Microsoft bllokon përditësimet për sistemet Kaby Lake dhe Ryzen në Windows 7

E dinim prej kohësh se Microsoft kishte në plan të bllokonte instalimin e përditësimeve të Windows 7 dhe 8.1 në sisteme kompjuterike me procesorët e gjeneratës së 7-të Intel Kaby Lake dhe AMD Ryzen.

Ajo që nuk dinim ishte afati përfundimtar. Tashmë e kemi përgjigjen e kësaj dileme, do të jetë fundi i këtij muaji. Përdoruesit e procesorëve të rinj me versionet të vjetra të sistemit operativ kanë filluar të raportojnë bllokimin e përditësimeve.

Ky bllokim do të thotë se kompjuterat me procesorë të fundit nuk do të marrin as përditësime sigurie. Politika e re hyri në fuqi në muajin Janar dhe Windows 7 e 8.1 do të mbështeten vetëm nga procesorët e vjetër.

Procesorët Skylake të gjeneratës së gjashtë të Intel do të vijojnë të mbështetën në Windows 7 dhe 8.1. Microsoft argumenton se procesorët e rinj përmbajnë teknologji të reja të cilat nuk mund të shfrytëzohen siç duhet në sistemet e vjetra operative.

Dhe kjo është një e vërtetë e cila nuk mund të mohohet sepse Ryzen dhe Kaby Lake përmbajnë veçori të reja si menaxhimi i energjisë apo teknologji të reja si USB 3 dhe NVMe.

Anashkalimi i Windows 7-ës nga Microsoft është pjesë e një strategjie e cila kërkon të zhvendosë bazën e përdoruesve të këtij sistemi operativ për në Windows 10 përpara se të mbarojë mbështetja. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>