Lajmet

Microsoft Bookings ofrohet globalisht së bashku me aplikacionin mobil Android dhe iOS

Mar 21 2017
0 Shpërndarje
Nën lidershipin e Satya Nadella Microsoft është fokusuar në shërbimet mobile dhe cloud dhe ndërtimi i një aplikacioni të tillë është pjesë e strategjisë së kompanisë. Microsoft Bookings ofrohet globalisht së bashku me aplikacionin mobil Android dhe iOS

Nëntë muaj pasi prezantoi shërbimin në Amerikën e Veriut, Microsoft njoftoi se aplikacionin Microsoft Bookings është i disponueshëm globalisht për të gjithë përdoruesit e Office 365 Business Premium.

Microsoft Bookings është një aplikacion i bazuar në ueb për Office 365 të cilin bizneset e përdorin për të menaxhuar takimet me klientët apo konsumatorët e tyre por jo vetëm.

Ata mund tu caktojnë takime specifike punonjësve, tu përkujtojnë një e-mail, të krijojnë takime të reja e shumë të tjera.

Microsoft kishte premtuar një aplikacion mobil dhe tashmë ky premtim është bërë realitet me Bookings për iOS dhe Android.

 

Nën lidershipin e Satya Nadella Microsoft është fokusuar në shërbimet mobile dhe cloud dhe ndërtimi i një aplikacioni të tillë është pjesë e strategjisë së kompanisë.

Gjithashtu përbën një arsye më tepër për të qëndruar në Office 365 për bizneset. Deri ditën e djeshme aplikacioni ofrohej vetëm në SHBA dhe Kanada.

Përveç aplikacioneve mobile dhe disponueshmërisë globale, Bookings u pajis me disa veçori të reja  ku spikat shtimi i kalendarit Office 365 në Bookings. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>