Harduer

Microsoft: Çmimi i Kinect vetëm një parashikim

Jun 24 2010
0 Shpërndarje
Microsoft: Çmimi i Kinect vetëm një parashikim

Në paraqitjen në E3 2010, Microsoft asnjëherë nuk ka bërë të ditur ndonjë çmim, por shumë shkurt pas kësaj, dyqani online për shitje të lojërave e prezantoi Kinect për një çmim para-porosie prej 149.99 dollarë.

Kjo faqe shumë shpejt u largua, dhe Microsoft insistoi se çmimi final për kontrolluesin e ri të ndjeshëm në lëvizje për Xbox 360 ende duhet të pëcaktohet.

Por të martën, një sistem i ndjeshëm në lëvizje që nuk përdor kontrollorë por kamera që ndjenjë lëvizjet e trupit të lojtarëve, u postua në dyqanin online të Microsoft, dhe atë për një çmim prej 149.99 dollarë.

Të mërkurën, Kinect ndryshoi dhe gjërat u bënë më të qarta, pasi që u tha se çmimi zyrtar nuk është finalizuar ende.

“Çmimi zyrtar nuk është bërë ende i ditur dhe 149.99 dollarë është një parashikim dhe është subjekt i ndryshimeve” thuhet në faqe. “Sasitë mund të jenë të limituara. Porositë mund të përmbushen në bazë të porosive të para”.

Kontrollori është i përshtatshëm me Xbox360 dhe Microsoft sugjeron se lojtarët duhet të qëndrojnë më shumë se 1 metër e gjysmë larg televizorit. Kjo distancë mund të ndryshojë në varësi të asaj ku është vendosru sensori dhe faktorët tjerë.

Lajmet e fundit>