Lajmet

Microsoft Cortana tani edhe në ekranin e kyçjes së telefonëve Android

Mar 27 2017
0 Shpërndarje
Prej disa javës Microsoft ka testuar me këtë komponent të rëndësishëm të Cortana ku kishte vendosur informacion si moti, oraret e flururimeve ose takimeve e shumë të tjera. Microsoft Cortana tani edhe në ekranin e kyçjes së telefonëve Android

Pas një seri betash dhe testimesh, Microsoft zyrtarisht prezantoi këtë të Hënë asistentin virtual Cortana për ekranin e kyçjes në Android.

Prej disa javës Microsoft ka testuar me këtë komponent të rëndësishëm të Cortana ku kishte vendosur informacion si moti, oraret e flururimeve ose takimeve e shumë të tjera.

Funksionaliteti është dizanjuar për të konkurruar me teknologjinë e Google Assistant i cili ofron informacion të ngjashëm.

Gjatë betas përdoruesit duke hyrë në seksionin e cilësimeve të Cortana mund ta aktivizonin atë në ekranin e kçjes ku shfaqet një buton pluskues me ikonën e asistentit.

Kur tërhiqni nga poshtë lart mbi këtë buton menjëherë do të shfaqen informacionet për të cilat folëm.

Me debutimin e ditës së sotme përdoruesit mund të komunikojnë me asistentin virtual dhe ti drejtojnë pyetje nga ekrani i kyçjes.

Microsoft tha se ka përmirësuar ndjeshëm Cortanan në Android duke e bërë informacion lehtësisht të lexueshëm, krijimin e shpejtë të përkujtuesve si dhe akses më të lehtë në shikimin, editimin dhe shtimin e sendeve në lista.

Gjatë Dhjetorit Cortana solli një dizajn të ri në iOS dhe Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>