Softuer

Microsoft demonstron aftësitë e Windows Phone 7

Mar 15 2010
0 Shpërndarje
Microsoft demonstron aftësitë e Windows Phone 7

Zëvendës presidenti i Korporatës Joe Belfiore para audiencës së konferencës  MIX10 të Microsoft, prezantoi sistemin e ri operativ, duke tërhequr vëmendjen e zhvilluesve me paradigmat e ndërfaqes dhe me sistemin multi-panel që ju lejon të kërceni përmes ngjarjeve dhe temave të ndryshme.

Joe prezantoi aftësitë për të shikuar foto dhe video (duke prezantuar disa animacione shumë tërheqëse) dhe gjithashtu tregoi edhe për veçorinë e lajmeve të rëndësisë së parë, që ju lejon të kërceni tek lajmet në momentin që ato paraqiten.

Joe gjithashtu demonstroi një aplikacion të quajtur Hush Hush, i cili është një ditar digjital që inkorporon linqe, foto dhe video së bashku me tekstin e futur në të. Pamja dhe ndjenja e aplikacionit është më ndryshe prej asaj që kemi parë në Windows Phone 7, duke ofruar një qasje më të afërt me realitetit për sa i përket krijimit dhe përpunimit, pastaj duke u përcjellë edhe me animacione të kthimit të faqes, fonte të ndryshme, letër të simuluar për mrekulli, etj.

Në prezantim u vërejt edhe një funksion i asaj që mund të bëjë platforma me aplikacione të zgjerueshme që futen në komponentët natyrale të pajisjes. Në këtë rast, një shtojcë për editim të fotografive që ndërvepron me shikuesin e fotografive në pajisje, ju lejon të editoni dhe të përmirësoni imazhe përbrenda galerisë.

Paramendoni shtojcat e Firefox dhe keni parasysh se do të jeni në gjendje të zgjidhni se çfarë bënë secili element. Realisht një koncept drithërues i prezantuar nga Microsoft, kur dihet se shumica e aplikacioneve natyrale të shumicës së smartphon-ve ndihen më relative.

Në fund, Joe shfaqi “The Harvest” (titull 3D për Xbox), për pajisjet Windows Phone 7 Series. Pak pjesë të kësaj loje mund t’i keni parë edhe në GDC, por në M1X gjërat u prezantuan me më shumë detaje dhe shkëlqim.

Loja duket vërtetë mbresëlënëse (shikoni videon) dhe ofron një ndenj të titullit të njohur për PC Diablo, dhe jo vetëm që veçohet me 3D të plotë, me ambiente të shkatërrueshme, por bashkëpunon në mënyrë të përkryer me Xbox Live duke përfshirë arritjet dhe rezultatet e luajtjes, si dhe integrimin me tabelat e liderëve me pikë.

Ka gjasa që të shohim një lojtar të ri që do të ndryshojë sistemin e luajtjes në tregun e smartphone-ve, duke sjellë eksperiencë bashkëkohore të ndërlidhur me Xbox Live në pajisjen tuaj mobile. Kjo do të thotë se Microsoft do të shoh disa fytyra shumë të gëzuara të përdoruesve të fundmë, në veçanti të atyre që janë të lidhur në ekosistemin e luajtjes së kësaj kompanie.

Lajmet e fundit>