Lajmet

Microsoft demonstron ndryshimet që sjell dizajni Fluent në Windows 10

Oct 17 2017
0 Shpërndarje
Dizajni Fluent është dizajnuar si pasardhësi i Dizajnit Metro dhe do të shfaqet tek të gjitha aplikacionet e shërbimet e Microsoft në Windows, iOS dhe Android. Microsoft demonstron ndryshimet që sjell dizajni Fluent në Windows 10

Dizajni Fluent i zbulua për herë të parë nga Microsoft në fillim të këtij viti duke premtuar ndryshime substanciale të softuerit në të ardhmen.

Fragmentet e para të këtij dizajni do të shfaqen me Përditësimin e Vjeshtës të Krijuesve të Windows 10-ës i cili do të debutojë nesër, por Microsoft po përgatitet për të sjellur akoma më shumë në të ardhmen.

Ndryshime janë kryesisht të fokusuara tek efektet “blur”, një lloj dizajni që kemi parë në Windows Vista.

Të gjitha ndryshimet në dizajnin e Windows 10-ës janë demonstruar në një video të re të publikuar nga Microsoft. Është një shfaqja e qartë e ndryshimeve të prekshme por nuk dha detaje se çfarë sjell në të ardhmne.

Dizajni Fluent është dizajnuar si pasardhësi i Dizajnit Metro dhe do të shfaqet tek të gjitha aplikacionet e shërbimet e Microsoft në Windows, iOS dhe Android.

Microsoft është fokusuar në elementët si drita, thellësia, lëvizje, materiale dhe shtrirja e tyre shoqëruar nga animacione të cilat e bëjnë dizajnit të duket sikur po ecën.

Edhe më shumë ndryshime priten me përditësimin e radhës të Windows 10-ës i cili është konfirmuar dhe ka emrin e koduar Redstone 4. Microsoft ka filluar testimet e veçorive të para në këtë përditësim i cili do të mbërrijë në Mars të vitit të ardhshëm.

Një prej tyre është Cortana Collections me të cilin asistenti virtual do të mbajë mend veset tuaja të shfletimit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>