Lajmet

Microsoft demostron Windows 10-ën në një kompjuter me procesor ARM

May 12 2017
0 Shpërndarje
Microsoft demostron Windows 10-ën në një kompjuter me procesor ARM

Gjatë sesionit Windows 10 në ARM në konferencën Build 2017, Microsoft ndau me pjesëmarrësit disa detaje për të ardhmen e sistemit operativ në ARM.

Jo vetëm që do të mbështeten aplikacionet universale, aplikacionet Win32 në Windows Store por edhe aplikacione ekzistuese Win32.

Në dhjetor të 2016-ës Microsoft për herë të parë tha se aplikacionet desktop të funksionojnë edhe me procesorët mobil ARM.

Muajin e kaluar Qualcomm tha se laptopi i parë ARM me Windows 10 do të debutojë në fund të vitit.

Gjatë konferencës Build Microsoft tregoi sesi funksionojnë aplikacionet x86 në ARM. Në video do të vëreni Edge dhe aplikacione të tjera të hapen dhe funksionojnë për mrekulli.

Microsoft ka premtuar që performanca do të jetë e njëjtë si me procesorët x86.

Ndoshta përdoruesit nuk do të mund të luajnë lojëra në kompjuterat e tyre ARM por çdo gjë tjetër duhet të funksionojë siç duhet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>