Harduer

Microsoft dërgon ftesa për eventin e 20 majit për Surface

May 6 2014
0 Shpërndarje
Microsoft dërgon ftesa për eventin e 20 majit për Surface

microsoft_surface_pro_2_front-100066639-origKompania Microsoft gjatë të hënës dërgoi ftesa tek agjencitë e shtypit për një ngjarje private për linjën e saj të tabletëve Surface, që do të mbahet më 20 maj në qytetin e Nju Jorkut. Në ftesë është shkruar “Na u bashkoni në një tubim të vogël”, duke treguar për lajmërimin e përfolur të pajisjes Surface Mini.

Microsoft është përfolur që ka qenë duke punuar në tabletë Surface me ekran më të vogël për një kohë, që ishte planifikuar të lëshohen gjatë pranverës së këtij viti. Tableti pritet të punojë në arkitekturën ARM/Windows RT dhe përmban një ekran që është mes 7 dhe 8 inç. Përveç ngjarjes së vet për Surface, Microsoft është duke u përgatitur që të bëjë lëshimin e Windows Phone 8.1 më vonë gjatë këtij muaji. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>