Biznes

Microsoft dërgon ftesat për eventin e Surface 2

Sep 10 2013
0 Shpërndarje
Microsoft dërgon ftesat për eventin e Surface 2

MicrosoftSurface2Microsoft-i ka dërguar zyrtarisht ftesat për eventin e radhës i cili do t’i dedikohet mbase një lançimi të ri: Surface 2.

Kompania ka dizajnuar ftesa të ngjashme me pamjen e jashtme të tabletit, të cilat ua ka dërguar përfaqësuesve mediatikë. Data e mbajtjes së eventit do të jetë 23 shtatori në Nju Jork.

Deri tani nuk e dimë me siguri se çfarë do të zbulohet në këtë ngjarje, por ka shumë mundësi që të jetë debutimi i gjeneratës së dytë të tabletëve Surface dhe Surface Pro (të cilëve mund t’ju shtohet numri 2).

Pro pritet të pësojë një përditësim në aspektin fizik. Tableti pritet të jetë më i lehtë, më i hollë si dhe të përfshijë një procesor Intel Haswell. Thuhet gjithashtu se edhe bateria do të ketë jetëgjatësi më të madhe.

Ndërkohë, Surface 2 do të dërgohet për shitje me Windows RT 8.1, edhe pse praprashtesa “RT” mund të hiqet. Spekulime të tjera mbi specifikimet flasin për një ekran 1080p si dhe një procesor Nvidia Tegra 4. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>