Lajmet

Microsoft dërgon një përditësim urgjent sigurie

May 9 2017
0 Shpërndarje
Ky problem i pazakontë sigurie gjendet në softuerin e sigurisë të Microsoft, Windows Defender dhe mund të shfrytëzohet me një të hapur të një e-mail-i. Microsoft dërgon një përditësim urgjent sigurie Photo Source: Getty Images

Microsoft ka publikuar një përditësim urgjent sigurie për të parandaluar sulme kibernetike të cilat mund ti japin akses hakerave në një kompjuter me një e-mail të vetëm.

Ky problem i pazakontë sigurie gjendet në softuerin e sigurisë të Microsoft, Windows Defender dhe mund të shfrytëzohet me një të hapur të një e-mail-i.

Hulumtuesit pranë projektit Zero të Google zbuluan dobësinë gjatë fundjavës. Përditësimi është dërguar pak orë përpara rutinës së zakonshme të përditësimeve të Microsoft të cilat dërgohen të Marten e parë të çdo muaji.

Hakerat mund ta shfrytëzonin atë thjesht duke dërguar një e-mail të infektuar, një mesazh i cili nxiste përdoruesin të klikonte një lidhje.

Problemi prek Windows 8, 8.1, 10 dhe Windows Server. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>