Vëzhgim

Microsoft dëshiron të ngroh ndërtesa me cloud serverë!

Jul 26 2011
0 Shpërndarje
Microsoft dëshiron të ngroh ndërtesa me cloud serverë!

Microsoft e di se e ardhmja e kompjuterëve është në cloud dhe gjatë ditës së sotme ka paraqitur një dokument në të cilën ka adresuar disa gjëra negative rreth revolucionit cloud computing e që mund të kthehen në gjëra pozitive. Dokumenti thekson ngjashmëritë mes furrnaltave të sotme dhe ngrohësve të ujit, me serverët e të dhënave të ditëve moderne. Të tre njësitë përdorin kuti të mëdha metalike që emetojnë nxehtësi të madhe dhe Microsoft argumenton se mund të shfrytëzojë këtë nxehtësi për të ngrohur ndërtesa. Duke përdorur nxehtësinë që veçse do të shfrytëzohet për të ngrohur ndërtesën, kjo do të ulte nevojën për konsumim të energjisë. 

Microsoft ka theksuar se me rritjen e kërkesës për shërbime me bazë në cloud nevoja për cloud server po rritet çdo ditë dhe Microsoft planifikon që ta vendos një zgjidhje efikase në një nivel bazik, prej së cilës mund të përfitojnë të gjithë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>