Softuer

Microsoft dhe BE vendosin për renditjen e shfletuesve

Dec 17 2009
0 Shpërndarje
Microsoft dhe BE vendosin për renditjen e shfletuesve

Marrëveshja tani i kërkon Microsoft-it që të pajtohet me:
 
•    Dërgimin një pamjeje të përzgjedhjes së shfletuesit tek përdoruesit e Windows XP, Vista dhe 7, i cili ju ofron atyre një renditje të rastësishme të 12 shfletuesve
•    Ti lejojë prodhuesit e kompjuterëve që të instalojnë shfletuesin e zgjedhjes së tyre në një PC të ri dhe të fikin Internet Explorer
•    Të mos ndërmerr hapa kundër prodhuesve të PC-ve që zgjedhin të para-instalojnë një shfletues alternativ

Këto masa do t’i lejojnë Microsoft-it që t’i ikën dënimeve të mëtutjeshme nge BE-ja, e cila veçse ka dënuar këtë kompani me mbi 1.6 miliardë euro për shkelje të antitrustit.

Microsoft ka kohë 13 javë për të shpalosur ekranin e përzgjedhjes së shfletuesit, i cili do të paraqitet përmes përditësimeve të Windows-it në PC-të ekzistues. Tek kompjuterët e rinj, ekrani i votimit të shfletuesve do të paraqitet vetëm nëse Internet Explorer është i vendosur si shfletuesi i zakonshëm; në rast se një prodhues i kompjuterëve vendos të para-instalojë të themi shembull Google Chrome, përdoruesit nuk do t’i ofrohet asnjë alternativë tjetër.

Opera këtë e ka quajtur si një fitore të së ardhmes së uebit

Lajmet e fundit>