Vëzhgim

Microsoft dhe Facebook përballë Apple dhe Twitter

Jun 7 2011
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Facebook përballë Apple dhe Twitter

Tani përdoruesit do të jenë në gjendje që të kyçen me një qasje të vetme në Twitter që do të punojë së bashku me kamerën, fotografinë dhe aplikacione të tjerë për mundësinë e cicërimit të drejtpërdrejt nga këto funksione. Kjo ndërlidhje do të mundësojë një cicërim të shpejtë të drejtpërdrejtë nga hartat, shfletuesi Safari dhe YouTube.

Këto tipare mund të jenë si të mirëserardhura për përdoruesit e iPhone, por ato gjithashtu do të shtyjnë sulmin e vazhdueshëm të rrjetit Twitter kundër klientëve për fotografi të palës së tretë të cilët shfrytëzohen nga përdoruesit për cicërim të drejtpërdrejt nga kamera e pajisjes iPhone.

Tani, Microsfot zotëron një pjesë të rrjetit Facebook, kështu që bashkëpunimet kanë mundësi që të sjellin në lidhshmëri edhe ndërmarrjen Apple me Facebook./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>