Lajmet

Microsoft dhe Google bashkëpunojnë për ndërtimin e aplikacionit YouTube për Windows Phone 8

May 26 2013
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Google bashkëpunojnë për ndërtimin e aplikacionit YouTube për Windows Phone 8

Mesa duket Microsoft dhe Google ka lënë pas mosmarrëveshjet midis tyre dhe kanë filluar punën për ndërtimin e aplikacionit YouTube për Windows Phone.

Për të realizuar këtë aplikacion do të përdoret një API i YouTube i quajtur iFrame.

Aplikacioni do të jetë në përputhje me kushtet e Google, do të shoqërohet nga reklamat dhe pritet të jetë i disponueshëm muajin tjetër.

Për ata që nuk kanë qenë në dijeni të problemit midis dy kompanive po tregojmë se çfarë ka ndodhur shkurtimisht.

Më datën 8 Maj Microsoft-i vuri në dispozicion për përdoruesit e Windows Phone 8 aplikacionin YouTube, i cili u krijua nga kompania enkas për këtë sistem. Mesa duket ky aplikacion ka dhunuar kushtet e kompanisë Google pasi në të nuk publikohej asnjë reklamë dhe lejoheshin shkarkimet e videove.

Microsoft-i lançoi një përditësim të aplikacionit YouTube ku nuk ishte më i disponueshëm opsioni i shkarkimit megjithatë në të përsëri nuk publikohet asnjë reklamë.

Lajmi që është publikuar lidhur me bashkëpunimin e dy kompanive shënon fundin e këtyre problemeve. E rëndësishme është që përdoruesit e Windows Phone do të kenë mundësi të përdorin aplikacionin YouTube në smartfonët e tyre. (PCWorld Albanian)

youtube

Lajmet e fundit>