Lajmet

Microsoft dhe Google bëjnë padi për procesin e spiunimit të të dhënave nga SHBA

Sep 3 2013
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Google bëjnë padi për procesin e spiunimit të të dhënave nga SHBA

nsaPasi Guardian dhe publikuesit e tjerë zbuluan që agjencitë e spiunimit të Shteteve të Bashkuara u mbështetën në gjigantët e teknologjisë si Microsoft, Google, Facebook dhe Yahoo për të grumbulluar komunikimet elektronike të amerikanëve, ndërmarrjet kanë protestuar që rregullat e fshehta të qeverisë i parandaluan ata nga zbulimi i hollësive për të dhënat që këto ndërmarrje iu dhanë agjencive amerikane të inteligjencës.

Tani, dy nga këto ndërmarrje, Microsoft dhe Google, janë duke bërë trysni me një padi për të detyruar qeverinë që t’iu mundësojë atyre që të zbulojnë më tepër të dhëna, ka thënë një postim në blog të ndërmarrjes këshilltari i përgjithshëm i ndërmarrjes Microsoft, Brad Smith.

Negociatat me Departamentin e Drejtësisë dështuan, shkroi Smith, sepse ndërmarrjet dëshironin që të publikonin statistika si për kërkesa për përmbajtjen aktuale të e-mailave dhe komunikimeve të tjera dhe kërkesa për “meta-të dhëna” të tjera më të thjeshta, si dërguesi ose pranuesi i një e-maili. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>