Lajmet

Microsoft dhe Google i bashkohen “luftës” kundër hoteleve që bllokojnë wi-fi

Jan 4 2015
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Google i bashkohen “luftës” kundër hoteleve që bllokojnë wi-fi

Guests ride an escalator in the background of a Marriott logGjatë vitit që klaoi, FCC (Federal Communications Commision) shfaqi një ankesë ndaj zinxhirit të hoteleve Marriot. Sipas FCC Marriot po bllokonte ilegalisht sinjalet e wi-fi. Ky rrjet hotelesh por edhe të tjerë u shprehën se është e drejta e tyre për të ndërmarrë këtë veprim pasi hotspote të panjohur mund të kthehen në një rrezik për klientët e tyre. Një arsye tjetër mund të jetë se ata duan që klientët e të përdorin rrjetin e tyre të internetit që edhe mund të kushtojë para.

Tanimë Google dhe Microsoft po i bashkohen luftës kundër këtyre hoteleve. ‘Operatorët e wi-fi duhet të jenë të aftë të menaxhojnë rrjetet e tyre në mënyrë që të ofrojnë një shërbim wi-fi më të sigurt për klientët e tyre’, kanë deklaruar disa përfaqësues hotelesh për ReCode. Microsoft e kupton këtë këndvështrim të tyre, por gjithsesi thuhet se ky veprim është kundër rregullave të vendosura nga FCC. Microsoft deklaron se hotspoti i një klienti nuk bën pjesë në rrjetin e wi-fi të hotelit. Edhe Google e njeh rëndësinë e autoritetit të operatorëve mbi rrjetin e tyre të wi-fi por kjo nuk do të thotë që ata të bllokojnë aksesin e rrjeteve të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>